INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Referendumi, Irlanda i thotë ‘po’ abortit

Referendumi, Irlanda i thotë ‘po’ abortit

Publikuar më: 15:10 26-05-2018

Irlanda ka votuar “po” në referendumin për shfuqizimin e nenit 8 të Kushtetutës, i cili deri tani i ndalonte gratë të abortonin, me përjashtim të rasteve të jashtëzakonshme.

Referendumi vjen si rezultat i një debati disadekadësh mbi abortin në Irlandë dhe do të shënojë herën e gjashtë në këtë vend që votohet për këtë çështje.

Pas këtij referendum kryeministri Leo Varadkar tashmë është shprehur se është koha që vendimi të kthehet në ligj.

‘Njerëzit e thanë fjalën e tyre. Ata u shprehën se kanë nevojë për një kushtetutë moderne për një vend modern’ shtoi ai.

‘ Është e rëndësishme që gratë t’i marrin vetë vendimet. Përse duhet të presim doktorët të thonë jo, edhe ne vuajmë’ u shpreh për mediat një student.

Article Logic
Execution time: 0.0038931369781494