INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Referendumi: Italia vendos sot për të ardhmen e Matteo Renzit

Referendumi: Italia vendos sot për të ardhmen e Matteo Renzit

Publikuar më: 09:31 04-12-2016

Italianët u janë dretuar sot kutive të votimit në kuadër të referendumit për ndryshimet kushtetuese në vend.

Referendumi, i organizuar nga kryeministri Matteo Renzi, bëhet për të reformuar parlamentin, por nga shumë të tjerë pritet të përdoret si një mundësi për të shprehur pakënaqësinë. Partitë populiste në Itali, përfshirë “Lëvizjen 5 yjet”, kanë bërë fushatë që njerëzit të votojnë kundër referendumit, madje kanë kërkuar një tjetër referendum për euron. 
Kryeminstri italian Matteo Renzi ka premtuar dorëheqjen nëse humbet në referendum, ndërsa sondazhet sugjerojnë pikërisht këtë, se ai nuk do t’ia dalë dot. Por dështimi i tij në referendum shkon përtej largimit të kryeministrit të radhës. Humbja e qeverisë në referendum është një sinjal se populizmi në Europë vazhdon të rritet, dhe se “Brexit” ishte vetëm shenja e parë. Shumë votues italianë janë të pakënaqur me plogështinë ekonomike të vendit, ndërsa Europa mban frymën pezull, pasi një humbje e Renzit, udhëheqës i ekonomisë së tretë më të madhe në union, mund të lëkundë stabilitetin financiar të Eurozonës. Kutitë e votimit në Itali u hapën në orën 7 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 23. Rezultatet e referendumit priten mëngjesin e së hënës.

Article Logic
Execution time: 0.0022859573364258