INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Referendumi në Maqedoni, Ivanov: Bojkotojeni! Është vetëvrasje historike

Referendumi në Maqedoni, Ivanov: Bojkotojeni! Është vetëvrasje historike

Publikuar më: 17:25 27-09-2018

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov u ka bërë thirrje votuesve të bojkotojnë referendumin për emrin, duke thënë se shtetit i është kërkuar të kryejë “vetëvrasje historike”.

“Votimi në referendum është e drejtë, jo obligim”, është shprehur Ivanov gjatë një fjalimi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Banorët e Maqedonisë pritet të dalin në votime më 30 shtator, në kuadër të marrëveshjes që është arritur me Greqinë këtë vit, për të ndryshuar emrin e shtetit në Maqedoni Veriore.

Kontesti i emrit në mes të Shkupit dhe Athinës, daton nga viti 1991, përkatësisht në vitin kur Maqedonia ka shpallur pavarësinë e saj.

Greqia, shtet anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian ka përdorur çështjen e emrit si arsyetim për t’i vënë veto Maqedonisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në këto dy organizata.

Në rast në zbatimit të marrëveshjes, Greqia nuk do të pengojë më Maqedoninë në këto procese.

“Më 30 shtator, nuk do të votoj dhe e di se ju, qytetarët e mi të dashur do të merrni një vendim të mençur”, ka thënë Ivanov në OKB.

Shtetet e Bashkuara dhe zyrarët evropianë kanë akuzuar Rusinë për ndërhyrje në këtë proces me qëllim të dështimit të referendumit.

Article Logic
Execution time: 0.0023999214172363