Kanë kaluar vetëm 4 orë nga nisja e proçesit dhe deri tani pjesëmarrja në referendumin e Ps-së, në pjesën dërrmuese të qendrave të votimit raportohet të jetë mjaft e ulët nga 1—15% e anëtarësisë.
Sipas rregullave statutore, që referendumi të quhet i realizuar duhet që pjesëmarrja të jetë mbi 50% e 81 mijë anëtarë të thirrur në votë. E thënë ndryshe, nëse pjesëmarrja vijon me këto ritme, vështirë se deri në orën 16.00 kur është edhe orari zyrtar i mbylljes së orarit të votimit, pjesëmarrja do të shënojë 30%.
Ndërkohë mësohet se strukturat drejtuese të PS-së të gjendur përballë rrezikut të dështimit, po planifikojnë të shtyjnë më tej se ora 16.00 orarin e votimit për referendumit për të bërë të mundur përmes formave të ndryshme grumbullimin e sa më shumë anëtarëve.
Probleme me pjesëmarrjen vërehen sidomos në Shkodër, Vlorë, Gjirokastër, Dibër dhe Kukës.