INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Referendumi për emrin e Maqedonisë. Meta thirrje shqiptarëve: Dilni në votime

Referendumi për emrin e Maqedonisë. Meta thirrje shqiptarëve: Dilni në votime

Publikuar më: 14:02 30-09-2018

Presidenti Ilir Meta u bën thirrje shqiptarëve të dalin dhe të votojnë për referendumin e emrit të ri të Maqedonisë. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Meta theksoi se ata kanë sot mundësinë që të tregojnë përkatësinë e tyre euro-atlantike jo vetëm duke votuar qartësisht PRO. 

“Sot, qytetarët e Maqedonisë janë thirrur të vendosin për të ardhmen e tyre. Pjesëmarrja sa më e madhe e tyre në referendum është vendimi i duhur, i mençur dhe i përgjegjshëm në këtë ditë historike për ta.
Shqiptarët e Maqedonisë kanë sot sërish mundësinë të tregojnë përkatësinë e tyre euro-atlantike jo vetëm duke votuar qartësisht PRO, por sidomos duke marrë pjesë masivisht në këtë votim historik për të ardhmen e Maqedonisë”,- shkruan Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0036420822143555