INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Referendumi për emrin e Maqedonisë. Zaev prezanton pyetjen, opozita e kundërshton

Referendumi për emrin e Maqedonisë. Zaev prezanton pyetjen, opozita e kundërshton

Publikuar më: 15:17 19-07-2018

A jeni dakord për anëtarësim në BE dhe në NATO me pranimin e marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?
Kjo është pyetja e mundshme e referendumit në Maqedoni e propozuar nga Kryeministri maqedonas Zoran Zaev. Pas takimit të liderëve politike, ai bëri të ditur pyetjen dhe u shpreh se referendumi i ardhshëm nevojitet të jetë konsultativ.

“Qytetarët duhet të konsultohen për një çështje kaq të rëndësishme. Vendimin duhet ta marrë Kuvendi, por vullneti i popullit do të jetë vendimtar dhe këtë duhet ta respektojnë të gjitha forcat politike parlamentare”, deklaroi Zaev në përfundimin e takimit që zgjati plot 4 orë.

Kryetari i partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski e braktisi mbledhjen vetëm një orë pas fillimit duke thënë se takimi ishte jo serioz, i papërgjegjshëm dhe fyes ndaj qytetarëve. Një takim i dytë u zhvillua gjatë kësaj të enjteje mes katër partive politike më të mëdha.Vendimi konsiderohet përfundimtar nëse të paktën 50 % e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar në Listën e Votuesve dalin në referendum. Pjesë e diskutimit politik për çështjen e referendumit u bënë të gjitha forcat shqiptare, por rezistenca e vetme për pyetjen vjen vetëm nga VMRO qe kërkoi sërish negociata.
Emri i ardhshëm i vendit fqinj mund të jetë Maqedonia e Veriut dhe pikërisht çështja e emrit konsiderohet dhe një nga pikat kyçe, e cila do të ndihmonte Shkupin në hapjen e negociatave me BE-në.

Article Logic
Execution time: 0.0023810863494873