INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Referendumi për emrin e ri të Maqedonisë. Zaev: Do mbahet në shtator ose tetor

Referendumi për emrin e ri të Maqedonisë. Zaev: Do mbahet në shtator ose tetor

Publikuar më: 11:01 06-07-2018

Një ditë pasi u rivotua në parlament marrëveshja për emrin e ri të Maqedonisë, kryeministri Zoran Zaev ka thënë për mediat greke se Referendumi do të zhvillohet më 23 - 30 shtator ose më 7 tetor dhe qëllimi është që të përfundojnë të gjitha detyrimet e planifikuara deri më 15 janar. Zaev, në një intervistë për televizionin shtetëror grek ERT, ka shpjeguar se referendumi do të ketë karakter të detyrueshëm, do të pranohet nga të gjithë, madje edhe nga presidenti Ivanov. Duke iu përgjigjur një pyetjeje lidhur me afatet për palën maqedonase, Zaev thotë se qëllimi i vendosur është 15 janari. ‘’Pas Samitit të NATO-s më 12 korrik, debati mbi referendumin do të hapet më 23 shtator, 30 shtator ose 7 tetor dhe pastaj do të ketë një periudhë prej tre muajsh për ndryshimet kushtetuese. Qytetarët tanë duan miqësi me Greqinë dhe duan integrim me BE dhe NATO ’’ ka thënë Zaev. Ai shpreh bindjen e tij se referendumi do të jetë i suksesshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0034220218658447