INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rëfimi i Aurela Gaçe: Tërë ditën në frigorifer e mbaj kokën

Rëfimi i Aurela Gaçe: Tërë ditën në frigorifer e mbaj kokën

Publikuar më: 18:22 21-10-2017

Aurela Gaçe, është një nga këngëtaret më dinamike të skenës shqiptare e cila me zërin e saj gjithmonë ka ditur ta ngrejë peshë publikun.

Gjatë një interviste për mediat ajo shprehet se gjatë performancës në skenë jep shpirtin e saj dhe nuk ka nevojë të këndojë me të pasmet.

Artistja rrëfen se para se të ngjitet në skenë e gjatë të gjithë kohës punon me zërin e saj në mënyrë që të jetë perfekte para publikut.

Sa përket familjes Aurela rrëfen se me dy vajzat e vogla një 6 vjeçe dhe tjetra 10 muajshme e ndihmojnë prindërit e bashkëshorti por edhe familja e saj.

“Edhe nëse nuk jam në prova unë jam e angazhuar edhe në shtëpi, mësoj dicka të re ose punoj me zërin përditë dhe këtë fëmija im e shikon. Vajzën e madhe e marr shpesh në palestër që ta shohë dhe atë gjë. I them shpesh që mami stërvitet për të qenë e fortë, për ty për motrën. Kështu që kur të rritët do të ketë këtë lloj imazhi në kokë ashtu sic unë kam parë nga prindërit e mi. Kam parë punë prej tyre, ndershmëri, kam parë të qenurit e dretjpërdrejtë nga ana a tyre, domethënë disa gjëra ngjizen me ty”- thotë Aurela.

Edhe njëherë këngëtarja ka treguar se është shumë spontane në jetën e saj qoftë në muzikë ku sic tregon se nëse i hipën të kërcej majë tavolinës hipën dhe kërcen .

‘Unë nuk mendoj sot për sot, çdo lëvizje që kam bërë në muzikë e kam menduar se jam vet ajo natyrë. Psh po më erdhi të hipi në maj të tavolinës e të kërcej dhe të them që jeta është e shkurtër e bëj këtë në një 3 minutësh kur këndoj se nuk i dihet ca të ndodh më pas. Të dielën psh më hahet shumë sidomos nga lodhja. Tërë ditën në frigorifer e mbaj kokën. Kur më hahet diçka e ha nuk jam si ato vajzat që numëroj kaloritë. Një jetë kam. Unë e djeg atë që ha edhe kur më pihet një gotë verë e pi’ rrëfen Aurela.

Article Logic
Execution time: 0.0022439956665039