INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reflektimi i Klement Zgurit për votat kundër

Reflektimi i Klement Zgurit për votat kundër

Publikuar më: 09:52 27-07-2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot me 4 vota pro dhe 1 kundër rezultatin final të zgjedhjeve të 30 qershorit. Sikundër në mbledhjet e tjetra i vetmi që votoi kundër ishte kreu i KQZ-së, Klement Zguri, i cili më pas dha të gjitha arsyet e këtij vendimi të tij që prej fillimit të procesit përgatitor të zgjedhjeve. 

“Zgjedhjet nuk janë vetëm një moment ligjor por edhe ngjarje politike. Nuk mund t’i ndajmë. Kjo u jep një peshë më të madhe. Brenda zgjedhjeve përfshihen interesa të ndryshme. Është një formalitet pasi vendimi i sotëm është shoqëruara paraprakisht me një sërë aktesh të tjera që janë përfundimtare dhe të formës së prerë. Këto zgjedhje janë shoqëruar nga një konflikt i madh politik. Mosmarrëveshjet do vazhdojnë edhe pasi ne të zyrtarizojmë rezultatin.Përmes votës sonë, merr një rëndësi tjetër. Vota nuk kthehet thjesht formale. Konflikti nuk është preokupimi jonë, preokupimi im është se përmes votës sonë kemi dhënë edhe një notë për sjelljen e KQZ”, tha ai.
Sipas Zgurit KQZ ka vepruar arbitrarisht. “Besoj se KQZ ka qenë ndërmjet ligjshmërisë dhe arbitraritetit, për fat të keq në logjikën time KQZ ka zgjedhur të dytën. Vota për këtë proces sigurisht që ngelet votë edhe për punën e KQZ. Me keqardhje them, e kam të pamundur për shkak të një performance të dobët të KQZ por ndonjëherë dhe mungesës së dinjitetit të saj për mua është e pamundur të japë një notë kaluese. Do votoj kundër. Dua që e gjithë kjo performancë të mos kthehet në standard pune në të ardhmen. Më duhet të them, unë nuk bija dakord me shumicën, me kolegët e mi. Shpresoj shumë që kolegët e mi t’i thërrasin vetëdijes ligjore dhe të reflektojnë”, deklaroi Zguri. 

Article Logic
Execution time: 0.0034799575805664