Vetëm disa ditë më parë, reperi më i njohur Kanye West u takua me Presidentin Donald Trump në “Shtëpinë e Bardhë”, ku shfaqi hapur mbështetjen e tij.
Në një postim të bërë në Twitter, na ka habitur të gjithëve duke deklaruar se, ai është përdorur nga Presidenti për të dhënë mesaazhe politike. Kjo ka qenë dhe arsyeja që ai ka vendosur të heqë dorë nga lëvizja “Maga” dhe njëkohësisht të krijojë një distancë nga Presidenti Tramp.
“Tashmë sytë e mi janë hapur dhe kam kuptuar se jam përdorur të shpërndajë mesazhe politike për të cilat nuk jam dakord. Unë distancohem tërësisht nga politika dhe jam fokusuar tek të qenit vetëm kreativ” – ka pohuar West.
Ky nuk është rasti i parë që reperi i njohur del kundër Tramp, duke mos mbështetur vendimet e tij.
Tashmë, ai ka vendosur të qëndrojë indiferent dhe të mos meret më me politikë.