INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reforma ‘antitepsi' në administratë, Rama: Të shkurtojmë duart nga xhepat e qytetarëve

Reforma ‘antitepsi' në administratë, Rama: Të shkurtojmë duart nga xhepat e qytetarëve

Publikuar më: 12:53 07-02-2018

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën me titull ‘Reformimi i Shërbimeve Administrative’ u shpreh se kjo është një reformë e mirëfilltë antitepsi që synon shkurtimin e procedurave që çojnë shtetin tek qytetari dhe shkurtimin e duarve të shtetit nga xhepat e qytetarëve.

“Ne besojmë se duke shkurtuar në mënyrë drastike proceduarat, duke ulur numrin e letrave, dokumenteve që kërkohen nga qytetarët dhe sipërmarrja, të nxisim një energji të re në shoqëri dhe të krijojmë hapësira të reja, të panjohura më parë”, tha Rama.

Sipas kryeministrit përgjigjja më e mirë në këtë rast është modernizimi, çka sipas tij do të sjellë ulje të ndjeshme të korrupsionit në administratë. 


“Qëllimi është të largojmë doganierin, mjafton një kompjuter dhe zhdoganojmë mallin. Do shkurtohen duart e shtetit në xhepin e qytetarëve, në këtë mënyrë shkurtohen procedurat”, tha mes të tjerash Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0038089752197266