Sot ish kryeministri Sali Berisha pati një takim me ambasadorin e SHBA, Donald Lu. Në këtë takim ambasadori Lu e njohu zotin Berisha me përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të arritur në një kompromis midis pozitës dhe opozitës për të votuar amendamentet kushtetuese brenda afatit të përcaktuar.
Në takim zoti Berisha shprehu vlerësimin e tij të sinqertë për përpjekjet e ambasadorit Lu për arritjen e një kompromisi, në vleresimin tij plotësisht të mundshëm, midis palëve për votimin e reformës.
Më tej ish-kryeminstri u ndal në rëndësinë jetike që ka zbatimi i ligjit të dekriminalizimit, për institucionet dhe vendin në terësi. Ai theksoi se Edi Rama nuk ka vullnet për zbatimin e këtij ligji.