INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reforma e re do lërë pa pagesën e paaftësisë mijëra persona me aftësi të kufizuar

Reforma e re do lërë pa pagesën e paaftësisë mijëra persona me aftësi të kufizuar

Publikuar më: 10:47 03-04-2019

Numri i personave që janë njohur zyrtarisht me aftësi të kufizuar në Shqipëri është 141.740. Jo pak, por 4.8% e popullsisë së vendit. Pjesa më e madhe janë invalidë pune, rreth 73.425. Ata përfitojnë si nga pagesat e sigurimeve shoqërore ashtu edhe nga pagesat shtesë të skemës së mbrojtjes sociale. Po dhe pjesa tjetër afro 68.315 fëmijë e të rritur me problematika të tjera janë pjesë e skemave të pagesave nga shteti. Nga këta të fundit, 19.060 persona marrin edhe pagesë për shërbimin e kujdestarisë. Lajmet për këta persona nuk janë aspak pozitive, pasi Ministria e Shëndetësisë është duke ndërmarrë një reformë për skemën e trajtimit financiar të kësaj shtresë, ky synohet reduktimi i parave në vitet në vijim. Deri në vitin 2024 synohet të ulet me 27% numri i përfituesve në skemë, të cilët shfaqin aftësi të kufizuar të lehtë.

Reforma e re synon të integrojë në tregun e punës personat me aftësi të kufizuar përmes shërbimeve mbështetëse të arsimit, formimit profesional dhe programeve të nxitjes së punësimit.
Po ne na lind pyejtja ku do të gjejnë më pas punë këta persona? Nëse nuk e gjejnë me çfarë para do të jetojnë?
Deri sa këto ndryshime të implementohen do të presim për të verifikuar se sa e efektshme apo jo do të jetë skema e re.

Article Logic
Execution time: 0.0037119388580322