INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reforma e re, kontrollet në biznese do të ulen ndjeshëm! Ku po shkojmë kështu?

Reforma e re, kontrollet në biznese do të ulen ndjeshëm! Ku po shkojmë kështu?

Publikuar më: 09:30 28-02-2019

Në vendin tonë inspektoratet do të reformohen, duke u grupuar e në 6 inspektorate të mëdhenj. Kjo masë synon uljen e numrit të inspektimeve pranë bizneseve me 74%. Aktualisht pranë operatorëve të biznesit ushtrohen rreth 185 mijë inspektime në vit dhe pas ndryshime strukturore ky numër pritet të zbresë në rreth 48 mijë inspektime në vit. Tashmë, Inspektorati Qendror ka nxjerrë për konsultim publik draftin e propozuar, ku përveç objektivave, bëhen me dije dhe kostot financiare, me të cilat reforma do të shoqërohet për buxhetin e shtetit. Reforma parashikon të ketë ndikim ekonomik pozitiv për bizneset, ku përfshihet krijimi i një klime të favorshme për zhvillimin e konkurrencës së ndershme, garantimin e rregullave të njëjta në treg, rritjen e investimeve të huaja dhe zhvillimin e ekonomisë në tërësi. Një nga ndryshimet e rëndësishme strukturore është përfshirja e hetimit tatimor dhe doganor në strukturat inspektuese, duke qenë se propozohet që këto struktura të jenë pjesë e Inspektoratit Shtetëror të Ekonomisë.
Sipas parashikimeve, për vitin 2019 aplikimi i reformës pritet të ketë një kosto prej rreth 774 milion lekësh, në 2020-ën, 1.2 mld lekë, ndërsa në vitin 2021, 360 milion lekë. Këto para, parashikohet të shpenzohen për zgjerimin e institucionit si dhe për ndërtimin e një godine të re që do të shërbejnë për grupimin e të gjithë inspektorateve në një ndërtesë të përbashkët.

Article Logic
Execution time: 0.0021300315856934