INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reforma në Drejtësi: takimet nisin më 4 Janar

Reforma në Drejtësi: takimet nisin më 4 Janar

Publikuar më: 09:36 30-12-2015

Klasa politike ka menduar të mos vonojë për të nisur nga puna e diskutimeve  të reformës në drejtësi, për të reflektuar një mendim të përbashkët mbi  ndryshimet kushtetuese pas draft raportit të Komisionit të Venecias.

Pas takimit të parë mes grupeve të interest është vendosur që data 4 Janar të shënojë nisjen e takimeve mes grupeve të interesit, ku Partia Demokratike është e gatshme në ulët me maxhorancën. Megjithatë pas takimit të parë të zhvilluar mbrëmjen e se martes përfaqësuesit e opozitës janë shprehur të pakënaqur, pasi sipas tyre në tavolinat e ekspertëve u hodh një draft i pakonsultuar dhe i panjohur për ta.

Enkelejd Alibeaj deklaroj: U ndodhën përpara një befasie që në tryezat e grupit të ekspertëve u hodh një draft i amendamenteve kushtetuese i përgatitur jashtë këtij grupi ekspertësh, sic duket replikuar edhe njëherë historia proceduriale e mëparshme  ku një grup ekspertësh pregatisin draft amendamente sipas optikës të tyre që në këtë rast nuk është optika e të gjithëve, nuk është gjithëpërfshirëse dhe kjo është arsyeja që zgjati dy orë. Unë këmbëngula që puna të fillojë një orë e më parë, madje propozova që mbledhja e parë pas draft opinionin të Venecias të jetë nesër, por nuk u pranua dhe u la në 4 janar.

Por ajo që është më e rëndësishme është pikërisht kjo gjë, në fakt nuk është se i shërben një lloj sinqeriteti dhe konsensusi teknik. Produkti nga ky moment e tutje, konvertimi i të gjitha rekomandimeve të Komisioni të Venecias bëhet nga të gjithë ekspertët, të majtë dhe të djathtë. Kjo ishte befasia më e madhe që realisht nuk e prisnim.

Pak ditë më parë, në opinionin e Komisionit të Venecias u rekomandua mes të tjerash, se disa ndryshime kushtetuese  duhet të thjeshtohen e të qartësohen.

Article Logic
Execution time: 0.0033888816833496