INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reforma në arsim. Rama: Po jep rezultatet e para pozitive

Reforma në arsim. Rama: Po jep rezultatet e para pozitive

Publikuar më: 08:44 16-10-2017

Në nisje të vitit të ri akademik, Kryeministri Edi Rama i është rikthyer edhe një herë debatit për reformën në arsim. Për numrin një të ekzekutivit reforma në arsim ka dhënë efektet e para. Këtë deklaratë Rama e lëshoi në Universitetin Bujqësor të Tiranës, nga ku uroi pedagogët dhe studentët për nisjen e vitit të ri akademik.
Edi Rama:
“U uroj çdo të mirë dhe sukses pedagogëve dhe studentëve në të gjithë Shqipërinë, duke qenë i bindur se edhe pse jemi vetëm në fillime, kapitulli i reformës në arsim do të japë rezultate dhe produkte konkrete. Deri dje ishte e pamundur të imagjinohej që çdo i ri të gjente vendin që u takonte bazuar te ajo që dinë, që shprehet në mesataren e shkollës së mesme. Të gjithë studentët janë në bazë të meritës në universitet. Reforma në arsim është jo vetëm e duhura por i ka dhënë zgjidhje problemit të pamundësisë që të rinjtë e këtij vendi të marrin sipas meritës atë që ju takon në universitet. Vendin që ju takon bazuar në atë që dinë dhe që shprehet në mesataren e viteve të shkollës së mesme dhe provimeve të maturës. Kjo reformë mundësoi që djali ose vajza që janë të ulur në vijë të parë të mos mund ta kalojën vajzën apo djalin e atij çobani në rast se ky është shumë më i mirë”.
Kreu i qeverisë theksoi se kërkon që Universiteti Bujqësor do të kthehet në model jo vetëm për universitetet e vendit, por edhe të rajonit.
Edi Rama:
“Do e transformojmë këtë territor në model për universitetet në rajon. Këtu ka hapësirë, njerëz që dinë dhe vullnet të përbashkët. Mjafton që secili prej nesh të bëjë detyrën e vet”.

Article Logic
Execution time: 0.0036458969116211