INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reforma në drejtësi/ Basha kërcënon Ramën: Do të përvëlohet parlamenti nëse blen edhe një votë nga opozita

Reforma në drejtësi/ Basha kërcënon Ramën: Do të përvëlohet parlamenti nëse blen edhe një votë nga opozita

Publikuar më: 14:15 18-06-2016

Pasi mazhoranca dërgoi në Kuvend draftin me ndryshimet kushtetuese për reformen në drejtësi, kreu i opozitës Lulzim Basha reagoi menjëherë përmes një deklarate. Ai kërcënoi edhe njëherë me djegie të mandateve nëse mazhoranca blen qoftë edhe një votë të vetme nga opozita  për të kaluar reformën në drejtësi. Basha kërkoi sërish zbatimin e rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias.

“Dërgimi në Kuvend i draftit të njëanshëm për ndryshimet kushtetuese, është një akt i ulët provokimi dhe një përshkallëzim i krizës dhe tensionit shoqëror në vend.

I verbuar nga krimet dhe korrupsioni 3 vjeçar, Edi Rama kërkon kapjen me çdo kusht të drejtësisë për të garantuar paprekshmërine e tij dhe të  bandës që e rrethon. Kjo manovër do dështojë me turp.

Çdo tentativë për të trafikuar qoftë dhe një mandat të vetëm opozitar me paratë e pista të drogës dhe krimit qeveritar do të rezultojë në djegien e mandateve opozitare si hapi i parë drejt përvëlimit të parlamentit ilegjitim që do të jetë edhe përgjigjia e merituar e popullit ndaj një qeverie që i hap atij luftë, me çdo mjet që siguron fuqia e padiskutueshme e sovranit.

Rruga e vetme për një reformë në drejtësi që ndëshkon dhe nuk mbron krimin dhe korrupsionin është zbatimi i plotë i rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias”, ka qenë ky reagimi i Bashës.

Article Logic
Execution time: 0.0036048889160156