INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reforma në Drejtësi: Çfarë do të bëjë PD?

Reforma në Drejtësi: Çfarë do të bëjë PD?

Publikuar më: 14:22 16-03-2016

“Komisioni i Venecias ka dhënë rekomandimet e tij finale që përputhen plotësisht me parimet kryesore që ne kemi. Parimet kryesore tonat janë moskapja e drejtësisë dhe dialogu politik për zgjidhjen e të gjitha çështjeve politike, kompromisi, marrëveshja”.

Në këtë mënyrë i sheh Partia Demokratike rekomandimet e Komisionit të Venecias për reformën në Drejtësi. Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka sqaron për mediat edhe marrëdhëniet e opozitës me Parlamentin. Menjëherë pas mbledhjes me dyer të mbyllura të grupit të PD, Paloka tha se shumica nuk ka reflektuar ndaj kërkesave të opozitës ndaj dhe demokratët do të vijojnë bojkotin.

“Qëndrimi i grupit të PD është i njëjtë përdierisa nuk ka një reflektim për çështjet që ne kemi ngritur. Atë që lidhet me dekriminalizimin, funksionimin e Komisioneve Hetimore dhe dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të deputetëve që ne na rezultojnë në shkelje të kushtetutës dhe ligjit të konfliktit të interesit, përdrerisa kanë fituar fonde pubike”’.

Por ajo që shqetëson më shumë demokratët është dhe qëndrimi i Kryeministrit Edi Rama lidhur me proçesin e dekriminalizimit.

“Kemi një qëndrim arrogant të kryeministrit në kundërshtim edhe vetë ligjin për dekriminalizimin. Shohim që ata që bëri sikur i nxori nga dritarja si të inkriminuar po i  fut nga dera”.

Article Logic
Execution time: 0.0034990310668945