INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reforma në drejtësi: Diplomati gjerman në Tiranë

Reforma në drejtësi: Diplomati gjerman në Tiranë

Publikuar më: 09:45 14-06-2016

Ministri i Jashtëm gjerman Frank Walter Shtajnmajer do të zhvillojë një vizitë zyrtare, disa orëshe në Tiranë. Mësohet se kryediplomati gjerman do të qëndrojë vetëm 6 orë në kryeqytetin shqiptar dhe sipas burimeve, axhenda e tij parashikon vetëm tre takime. Ministri i jashtëm Ditmir Bushati, do të presë homologun e tij Shtajnmajer, e pas takimit do të kenë një prononcim për mediat, ndërsa më pas ai do të zhvillojë takime me Kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e opozitë Lulzim Basha.
Ka qënë ministria e jashtme gjermane, e cila ka postuar një fotografi të ministrit gjerman teksa po i hipën avionit dhe lajmëron se Gjermania ndodhet në Tiranë me qëllim mbështetjen e Shqipërisë në rrugën e reformave.
Edhe shefi i qeverisë shqiptare Edi Rama lajmëroi vizitën e kreu të diplomacisë gjermane me anë të një postimi në rrjetin social facebook.
Rama shkruan:
“Mikpresim sot një mik të madh Ministrin e Jashtëm Gjerman, Frank Walter Steinmeier, mbështetës i madh i Shqipërisë për hapjen e negociatave”.
Vizita e Steinmeier vjen në një moment të rëndësishmë për vendin, kur polictika shqiptare ende nuk ka gjetur kompromisin për n jë nga kriteret kyçe për integrimin e vendit, atë të reformës në rejtësi. Ndërkohë kjo është është hera e parë që Shtajmajer viziton Tiranën.

Article Logic
Execution time: 0.0049998760223389