INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reforma në drejtësi futet në Kuvend, Paloka: Skandal, do e padisim penalisht [FOTO]

Reforma në drejtësi futet në Kuvend, Paloka: Skandal, do e padisim penalisht [FOTO]

Publikuar më: 17:18 09-06-2016

Fillimisht u raportua se drafti për reformën në drejtësi nuk është përfshirë në kalendarin e punimeve të Kuvendit, por në të vërtetë ka ndodhur e kundërta. Pasditen e sotme Reforma në Drejtësi është futur në punimet 3 javore të Kuvendit të Shqipërisë. 

Mirëpo, futja në Kuvend e draftit për reformën në drejtësi, ka sjellë reagimin e Partisë Demokratike. Kryetari i grupit parlamentar, Edi Paloka u shpreh se Konferenca e Kryetarëve ka miratuar paketën e ndryshimeve kushtetuese pa dijeninë e opozitës. Paloka u shpreh se kjo është shkelje e rëndë, ndërsa paralajmëroi ndjekje ligjore për shkeljen, sipas tij, të Konferencës së Kryetarëve.

Article Logic
Execution time: 0.0046441555023193