INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reforma në Drejtësi, Lulzim Basha: ''Arta Marku dhe Donika Prela fshehin prova që lidhin krimin e organizuar me...''

Reforma në Drejtësi, Lulzim Basha: ''Arta Marku dhe Donika Prela fshehin prova që lidhin krimin e organizuar me...''

Publikuar më: 18:17 21-07-2018

Data 21 korrik përpon pikërisht me datën e dy viteve më parë që i përket një nga fazave më të rëndësishme të sistemit të drejtësisë siç është miratimi i Reformës në Drejtësi.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar me anë të një postimi në Facebook duke akuzuar Kryeprokuroren e Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku dhe prokuroren Donika Prelën si dy nga figurat përgjegjëse që kanë fshehur provat të lidhjes së krimit të organizuar me pushtetarë të lartë.

“Qeveria e lidhur me krimin. Drejtësia e kapur nga qeveria. Ekonomia e kapur nga oligarkët”, janë këto tre nga boshtet kryesore për të cilat Lulzim Basha akuzon Qeverinë.

“Donika Prela dhe Arta Marku fshehin pergjimet dhe provat e prokurorisë që lidhin Vangjush Dakon dhe Damian Gjiknurin me bandat e krimit të organizuar në pazare korruptive “tendera dhe para në shkëmbim të votave” nga Dibra në Durrës dhe në Vlorë.

Dy vjet pas miratimit të Reformës në Drejtësi duhet të kishim një prokurori që ndëshkon dhe nuk mbron politikanët e lidhur me krimin. Vangjush Dako duhej të ishte në burg, bashkë me Sajmir Tahirin, Elvis Roshin, Mark Frrokun, Qazim Sejdinin, Damian Gjiknurin me shokë.

Por në vend të reformës, Edi Rama dhe Fatmir Xhafa e kapën drejtësinë me ndihmën dhe heshtjen e disa bashkfajtorëve që sot bëjnë shurdhmemecin. Drejtësia e kapur është sot garancia e vetme që mban larg burgut bandën në pushtet. Kush nuk e kupton është idiot. Kush bën sikur nuk e kupton është bashkëfajtor.

Qeveria e lidhur me krimin. Drejtësia e kapur nga qeveria. Ekonomia e kapur nga oligarkët që pastrojnë paratë e krimit dhe të korrupsionit qeveritar. Këto janë sfidat jetike, pa zgjidhjen e tyre Shqipëria shkon drejt katastrofës totale”, shkruan Lulzim Basha në statusin e tij në Facebook.

w3r23.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0034611225128174