INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reforma në Drejtësi, Meta: S’ishte lojë

Reforma në Drejtësi, Meta: S’ishte lojë

Publikuar më: 12:11 04-05-2016

Kryeministri Edi Rama jo rradhë herë ka vendosur afate për miratimin e Reformës në Drejtësi, por që janë shkelur deri më sot. Ndaj tashmë “frenat” e saj i takojnë aleatit kryesor në qeveri Ilir Meta. Në një dalje për mediat, kryeparlamentari i kërkoj politikës shqiptarë të miratojë me shpejtësi këtë reformë, e kjo si një mesazh i qartë dhe për Brukselin.

“Të japim mesazh Brukselit se reforma s’ishte lojë për t’i lënë përgjegjësinë njëri-tjetrit. Se jemi shtet i standardeve evropiane. Ndryshimet Kushtetuese të miratohen në javët, jo në muajt që vijnë, kjo është domosdoshmëri. Diferencat shihen si pretekse për të vonuar reformën në drejtësi”

Article Logic
Execution time: 0.0036261081695557