INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reforma në drejtësi: PS e LSI miratojnë draftin pa pikat e kundërshtuara nga PD [FOTO]

Reforma në drejtësi: PS e LSI miratojnë draftin pa pikat e kundërshtuara nga PD [FOTO]

Publikuar më: 13:05 14-06-2016

Shumica e majtë ka miratuar pa opozitën nen për nen draftin e reformës në drejtësi. Burime pranë komisionit bëjnë të ditur se PS e LSI kanë miratuar të gjitha pikat e dakortësuar më herët me demokratëT, ndërsa pritet të gjejnë konsensusin me PD për pikat e atakuara prej saj.
Mësohet se gjatë gjithë diskutimit në komision, e më pas miratimit të draftit të reformës kanë qënë të pranishëm dhe Ambasadorët e SHBA dhe BE, Donald Lu dhe Romana Vlahutin. Pas miratimit të draftit ata janë larguar nga komisini i posaçëm.
Mbledhja e komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi, nisi në prani të opozitës, por kjo zgjati shumë pak. Pasi përfaqësuesit e Partisë demokratike u largun nga komisioni, kur shumica refuzoi përfshirjen në diskutime rekomandimin 88 të opinionit final të Komisionit të Venecias.
IKËN PD NGA KOMISIONI
Sikurse kishin paralajmëruar deputetët demokratë kanë braktisur mbledhjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi për shkak të refuzimit të shumicës për të diskutuar paragrafin 88 të raportit final të Venecias. Nënkryetari i Komisionit, Oerd Bylykbashi, tha se Komisioni nuk mund të miratojë as nen për nen dhe as në terësi draftin për reformën në drejtësi.
Oerd Bylykbashi:
“Komisioni nuk ka asnjë mundësi të miratojë nen për nen dhe as në terësi. Negociatat nuk mund të zhvillohen me pistoletë në tryezë. Ose mazhoranca kërkon të vazhdojë negociatën ose mazhoranca kërkon të mbajë status-quonë që ka, kapjen e proçesit nëpërmjet një drafti terësisht të njëanshëm”.


Mësohet se në draftin final janë reflektuar disa kërkesa të Partisë Demokratike, si kërkesa për mos përfshirjen e Tribunalit Disiplinor të Drejtësisë dhe Gjykatës së Lartë Administrative. Në draft parashikohet që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Dhoma Speciale e  Kualifikimit,  do të zgjidhen pas një përzgjedhjes që do të bëjnë ekspertët ndërkombëtarë dhe Avokati i Popullit dhe kandidatuart e propozuara votohen me 3/5 në Kuvend.
Në draftin përfundimtar, formula me 2/3-t për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë është e pa reflektuar.

Article Logic
Execution time: 0.001939058303833