INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reforma në drejtësi, nis seanca dëgjimore me gjykatësin e Kushtetueses, Fatos Lulo

Reforma në drejtësi, nis seanca dëgjimore me gjykatësin e Kushtetueses, Fatos Lulo

Publikuar më: 11:54 21-03-2018

Ka nisur seanca e parë dëgjimore e Komisionin e Pavarur të Kualifikimit si pjesë e procesit të vettingut.

Ishte parashikuar një seancë dëgjimore me gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo por ky i fundit nuk ka qenë fare në komision. Lulo ka dërguar avokatin e tij Ardian Vishaj për të dhënë llogari para Komisionit të përbërë nga Genta Tafa Bungo, relatorja Etleda Çiftja e Brunilda Bekteshi. Vishaj po pyetet pas verifikimit të dosjes së klientit të tij i cili prej vitit 2013 kryen detyrën e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. E pranishme si përfaqësuese ndërkombëtare nga OMN është Elka Ermenkova. Me të nisur seanca, komisioni ka larguar mediat e gazetarët.

Sipas raportit të ILDKP Fatos Lulo nuk e justifikon pasurinë dhe ka kryer deklarim të rremë. Gjithnjë sipas raportit të ILDKP, Lulo ka fituar përmes një kontrate dhurimi një paratament në “Rrugën e Durrësit”, shuma prej 100 mijë dollarësh të dhuruara, posedon në bankat kanadeze 480 mijë dollarë kanadezë si dhe zotëron një shtëpi në Kanada.

Pas kësaj seance, pritet që Lulo kalojë në “sitën” e drejtësisë.

Article Logic
Execution time: 0.0036740303039551