INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reforma në drejtësi: Nishani “miraton” Kushtetutën e re

Reforma në drejtësi: Nishani “miraton” Kushtetutën e re

Publikuar më: 13:30 26-07-2016

Pasi mori 140 vota në Kuvend, ndyshimet Kushtetuese të miratuara në seancën parlamentare të 21 korrikut, kanë marrë dhe firmën e Presidentit të Republikës. Bujar Nishani ka dekretuar këtë të martë ndryshimet në ligjin themeltar të shtetit, të cilët u miratuan me konsensus të plotë në Parlament. Dekreti është publikuar në faqen zyrtare të Presidencës, ndërkohë tashmë priten ndërhyrje të tjera ligjore. Janë 7 ligje të emergjencës që kërkojnë të miratohen me 84 vota, ndërkohë që më pas janë 40 ligje të tjera që kërkojnë ndryshime.
Dekreti i Presidentit:
Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 76/2016
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 76/2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.
Nr. Dekretit 9706
Tiranë, më 26.07.2016
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI

Article Logic
Execution time: 0.0033459663391113