INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reforma në Drejtësi nuk hyn ende në punimet e kuvendit

Reforma në Drejtësi nuk hyn ende në punimet e kuvendit

Publikuar më: 11:05 09-06-2016

Konferenca e Kryetarëve miratoi kalendarin e punimeve, pa përfshirë draftin e Reformës në Drejtësi. Vetë kryeministri Rama tha pak ditë më parë se do ta çonte në parlament pas dështimit të negociatave me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha. Madje dhe Ambasada Amerikane e mbështeti vendimin e Ramës për ta çuar draftin në kuvend. Po të paktën në mbledhjen e kësaj të enjte drafti nuk u përfshi në axhendën e kuvendit. Më herët ambasadat më të rëndësishme në vend e SHBA dhe BE u kanë bërë thirrje deputetëve të mbajnë qëndrime individuale mbi reformën. Ndërsa opozita ka paralajmëruar se nëse dhe një deputet i saj bëhet pjesë e “trafikimit” të votës dhe të votojë reformën, ajo do të djegë të gjitha mandatet e tjera.

Article Logic
Execution time: 0.003046989440918