INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reforma në drejtësi sjell në Tiranë Victoria Nuland

Reforma në drejtësi sjell në Tiranë Victoria Nuland

Publikuar më: 09:33 07-07-2016

Reforma në drejtësi dhe kriza politike mes shumicës dhe opozitës sjell në Tiranë Nënsekretaren amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Victoria Nuland. Mësohet se Nuland do të mbërrijë në Shqipëri ditën e dielë, si pjesë e turit të saj ballkanik.
Mësohet se gjatë ndalesës së saj në vendin tonë, Nuland do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të qeverisë, krerë të partive politike por edhe me përfaqësues të shoqërisë civile. Në fokus të takimeve do të jetë reforma në drejtësi që ende mban të mbërthyera palët politike.
Mësohet se javët e fundit nënsekretarja amerikane e Shtetit ka qenë në kontakte intensive me opozitën shqiptare, ku gjatë bisedave telefonike me kryetarin demokrat Lulzim Basha dhe ish-kryeministrin Berisha është njohur me çështjet e mbetura ende pezull dhe propozimet e PD. Nuk dihet nëse palët do të arrijnë kompromis mes tyre, tashmë kur opozita është tërhequr nga vendet e propozuara dhe ka një tjetër propozim, i cili sipas kryedemokratit Lulzim Basha i është dorëzuar maxhorancës 18 ditë më parë. Megjithëse deputetët të shumicës thanë të mërkurën se nuik janë në dijeni të këtij propozimi, ajo që bashkon të dy palët është se negociatat për reformën në drejtësi vijojnë. Mbetët për tu parë nëse kjo vizitë do të arrijë të afrojë palët, në mënyrë që në 21 korrik Parlamenti të votojë këtë reformë, e cila është dhe pika kyçe për ecurinë e mëtejshme të Shqipërisë drejt integrimit në BE.

Article Logic
Execution time: 0.0034568309783936