INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reforma në drejtësi, Vasili: Lu dhe Vlahutin duhet të heshtin, zhgënjyen shqiptarët

Reforma në drejtësi, Vasili: Lu dhe Vlahutin duhet të heshtin, zhgënjyen shqiptarët

Publikuar më: 15:00 22-07-2018

Petrit Vasili ka reaguar ditën e sotme nëpërmjet një postimi në facebook për reformën në drejtësi.

Sipas tij ambasadori Lu dhe Vlahutin ju ka ardhur koha të heshtin tani, i ushqyen shqiptarët me shpresa të kota sepse Vettingu dështoi.

Ndër të tjera kreu i grupit parlamentar të LSI deklaron se ambasadorët në këtë çështje u bënë palë me qeverinë.

STATUSI I PLOTË

Nderkombetaret heshten,kur rilindja perbuzi ONM per anetaret e KLGJ dhe KLP dhe reforma u kthye nga shprese ne zhgenjim.

Rilindja perbuzi dhe hodhi poshte muaj me pare sugjerimet e Operacionit Nderkombetar te Monitorimit te reformes ne drejtesi.

Ambasadoret e BE dhe SHBA ne Tirane deklaruan me ze shume te larte se ONM do te ishte garancia e integritetit te reformes,pasi ajo ishte perbere nga juriste me integritet shume te larte nga SHBA dhe BE.
Rilindja duke perbuzur ONM rrenoi pra reformen dhe integritetin e saj.

Asnje nga ambasadoret nuk foli asnje fjale perpara ketij atentati juridik e moral, qe po i behej reformes.

Pra reforma u fut ne qorrsokak dhe ate tanime nuk e beson me kerkush, ajo thjesht nderroi pronarin duke kthyer drejtesine ne prone te rilindjes.

Heshtja e denueshme e djeshme u ka humbur te huajve sot mundesine qe ata te flasin,te preokupohen dhe te sugjerojne.

Ambasadoret u tremben qe ti tregojne vendin dhe ti drejtojne gishtin rilindjes si fajtorja dhe shkaktarja e vetme, qe reforma ne drejtesi nga shprese u kthye ne zhgenjim

Te huajt e humben pra momentin dhe ç’vleresimi i tyre eshte zgjedhja e tyre per te qene njesh me qeverine per kapjen e reformes ne drejtesi.

Tani gjeja e vetme qe u ka mbetur eshte qe te heshtin pasi cdo sugjerim ne anglisht, kroatisht apo shqipe e çale vetem pengon zgjidhjen dhe shuan shpresen.

Article Logic
Execution time: 0.0022881031036377