INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reforma zgjedhore: 36 çështje për diskutim, listat e hapura dhe votimi elektronik në projekt

Reforma zgjedhore: 36 çështje për diskutim, listat e hapura dhe votimi elektronik në projekt

Publikuar më: 12:50 13-01-2017

Ekspertët e partive politike në Komisionin e Reformës Zgjedhore kanë përcaktuar 36 pika si çështje e nevojshme për tu diskutuar në kuadër të reformës zgjedhore. Në këtë kalendar çështjesh janë përfshirë dhe propozimi i opozitës për përdorimin e teknologjisë në zgjidhje si dhe propozimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim për sistemin zgjedhor, që ka të bëjë me propozimin për lista të hapura. Ndërkohë gjatë mbledhjes së komisionit të posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore, bashkëkryetari demokrat Oerd Bylykbashi tha se komisioni duhet të përqendrohet tek çështjet kryesore që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me garantimin e një procesi zgjedhor të ndershëm.
Oerd Bylykbashi:
“Ky dokument duhet të shikohet në mënyrë të kujdesshme për të përcaktuar se kush janë çështjet që duhet të diskutohen pa diskutim! Këto çështje janë: numërimi elektronik, identifikimi biometrik në mënyrë integrale që të shmanget marrja e kartave të zgjedhësve, që nuk është blerje vote apo anulim i të drejtës së votës. Korruptimi i komisionerëve. Financimi publik që kemi ngritur është i domosdoshëm. Zgjedhjet nuk mund të jenë peng i parasë kriminale që më pas subjektet blejnë shtetin dhe kthehemi në oligarki”.
Bashkëkryetari tjetër i komisionit, Taulant Balla tha se mazhoranca nuk ishte kundër votimit elektronik. Por njësoi si LSI pak ditë më parë propozoj që për kërtë çështje ti kërkohet mendim OSBE ODHIR.
Taulant Balla:
“Unë nuk shoh që kemi ndasi të mëdha dhe të bëjmë diskutime të mëdha. Më lejoni t’ju them kush është pozicioni im si bashkëkryetar për çështjen e votimit elektronik. Nuk kam thënë kurrë këtu se jam kundër sepse e kam kërkuar vetë 5 vite më parë. Jam shumë pro. A kemi mundësi të krijojmë një sistem të plotë? Jemi pro! Por, për këtë çështje propozimi im është që pasi ne të kemi shprehur të gjithë dakordësinë, dhe për këto çështje të pyesim OSBE/ODIHR. Nëse ne e miratojmë tani këtë, kemi kohë në dispozicion? OSBE ka thënë se duhet të bëhet një studim fizibiliteti. Kjo nuk na përket ne pastaj”.

Article Logic
Execution time: 0.0028460025787354