INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reforma zgjedhore/ Borchardt në tryezë me maxhorancën dhe opozitën: Vendi ka nevojë për dialog e unitet

Reforma zgjedhore/ Borchardt në tryezë me maxhorancën dhe opozitën: Vendi ka nevojë për dialog e unitet

Publikuar më: 08:59 25-09-2019

Ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt në konferencën e cila ul maxhorancën me opozitën për bisedime për reformën zgjedhore, ka kërkuar dialog mes palëve.

"Është një dialog mjaft me rëndësi.  Vendi ka nevojë për dialog e unitet, dhe patjetër që kjo është sfidë e OSBE. Dje parlamenti gjerman, kaloi në mocion që mbështet çeljen e negociatave. Reforma zgjedhore është shumë e rëndësishme është edhe në rekomandimet e OSBE ODIHR. Vitin e kaluar ka patur progres, kanë bashkëpunuar të gjithë aktorët politikë. Do të diskutojmë sot se çfarë efektesh do të ketë sistemi i ri zgjedhor. Këtë pres nga partitë të japin propozime konkretë. Është me rëndësi t’i kthehemi dialogut.

Kjo do ndikojë në reformën zgjedhore. Shpresoj që kjo konference të ndikojë në procesin e mëtejshëm. Është një zgjedhje që duhet ta bëjnë partitë shqiptare. Duhet të jetë një pjesëmarrje gjithëpërfshirëse. E gjitha kjo do të ndikojnë te votuesit shqiptarë, gjithçka bëhet për një sistem të ri zgjedhor. Duhet të marrim një vendim te rëndësishëm: A do e ndryshojë Shqipëria sistemin zgjedhor. Ne nuk mund të bëjmë imponime kemi dhënë rekomandimet tona sa i përket kodit zgjedhor. Kjo konferencë është një mënyrë e mirë për të nisur këtë diskutim. Ju lutem qëndrojini temës sonë. Është një mundësi e mirë për të folur sot me fokus sistemin zgjedhor”. tha Borchardt në fjalën e tij

Article Logic
Execution time: 0.0041019916534424