INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reforma zgjedhore, partitë e vogla dorëzojnë draftin, të dryshojmë sistemin

Reforma zgjedhore, partitë e vogla dorëzojnë draftin, të dryshojmë sistemin

Publikuar më: 12:54 03-06-2016

Gjatë këtyre viteve partitë e vogla kanë qënë ato që kanë shprehur interesin për ndërhyrjen në kodin zgjedhor, duke ju referuar edhe rekomandimeve të OSBE. Ndërsa partitë e mëdha po i mëshojnë rëndësisë së miratimit të reformës në drejtësi, 43 parti të vogla kanë depozituar në Kuvend një draft ku bëjnë rekomandimet e tyre për reformën zgjedhore. Ndërsa na ndan 1 vit nga mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme, partitë e vogla kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke preferuar atë rajonal me korrigjim kombëtar. Ai që prezantoi këtë draft ishte kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi. Sheshi tha se drafti është i ngjashëm me propozimet e Partisë Demokratike, që kërkon votim dhe numërim elektronik.
Dashamir Shehi:
“Ne jemi një grup partish që nuk jemi të përfaqësuar në komisionin bipartizan. Ne jemi edhe zëri i partive të tjera që nuk janë në Kuvend. Komisioni u bë kohë që nuk po funksion dhe shpresoj të jetë një shtysë. 90% e propozimeve janë ato që ka propozuar opozita. Ne ndryshojmë nga propozimet e Partisë Demokratike në dy elementë, këtu procesi do të administrohet nga sistemi i drejtësisë, jo më me numërues me teser partie në qafë. Kjo nuk ka funksionuar. Thelbi i propozimit është çështja e numërimit. Votim dhe numërim elektronik. Ditën që kjo do të arrihet, i bie valenca numëruesve. Një propozim tjetër është për emigrantët. Edhe listat e hapura, që do të thotë se gjysma e pushtetit të kryetarit të partisë bie poshtë dhe hierarkinë ta bëjnë qytetarët. Të kemi korrektim kombëtar dhe me këtë bien dakort të gjitha palët dhe do të jemi rehat nga kjo anë”.

Article Logic
Execution time: 0.0035049915313721