INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reforma zgjedhore. PS e gatshme të bashkëpunoje me PD e LSI

Reforma zgjedhore. PS e gatshme të bashkëpunoje me PD e LSI

Publikuar më: 12:47 18-09-2017

Pas depozitimit në kuvend nga Partia Demokratike të kërkesës për ngritjen e komisionit Ad – Hoc për reformën zgjedhore, ka ardhur dhe qëndrimi i shumicës qeverisëse. Ka qenë kreu i grupit kuvendor socialist Taulant Balla, i cili ka shprehur gadishmërinë për të bashkëpunuar me opozitën lidhur me reformën zgjedhore. Vetëm pak minuta pas qëndrimit zyrtar të selisë blu, Balla i hapi derën e bashkëpunimit jo vetëm opozitës “tradicionale”, sic e quajti PD-në por dhe me LSI-së të cilën e quajti “opozitë sezonale”. Ndërkohë Balla tha se javën e ardhshme do të ngrihet komisioni për reformën zgjedhore.
Taulant Balla:
“Ne jemi të gatshëm në seancën më të parë të ngrihet Komisioni i Reformës Zgjedhore për të adresuar çështjet e lëna pezull e të paadresuara nga raportet e OSBE/ ODIHR. Menjëherë sa po të nisë puna të gjitha çështjet që ka adresuar zoti Basha janë pjesë e shqyrtimit.

Article Logic
Execution time: 0.0034129619598389