INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Reforma zgjedhore. PS kundër LSI për listat e hapura [VIDEO]

Publikuar më: 15:54 10-01-2017

Një ditë pasi Lëvizja Socilsite për Integrim dorëzoi në Kuvend amendimet e saj për reformën zgjedhore, aleatja kryesore në mazhorancë, Partia Socialiste, i ka rrëzuar pothuajse të gjitha mes të cilave edhe një prej amendimeve kryesore, atë të listave të hapura. Menjëherë pas mbledhjes së komisionit të reformës zgjedhore që u zhvillua me dyer të mbyllura, bashkëkryetari socialsit Taulant Balla tha se kjo çështje nuk mund të diskutohet në këto moment.
Duke qënë një kërkesë e hershme e LSI, kryetari i grupit Petrit Vasili tha se implementimi i listave të hapura do të ishte një e mirë për demokracinë në vend.
Përdorimi i teknologjisë në zgjedhje është një çështje që bashkon PD me LSI, e përballë tyre është Partia Socialiste.
Edhe pse jemi 5 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme, Komisioni i Reformës deri në këto momente nuk ka asnjë produkt, ndërsa tre partitë e mëdha kanë depozituar amendimet e tyre pranë komisionit.

Article Logic
Execution time: 0.0037131309509277