INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reforma zgjedhore, reagon Gjiknuri: Gati të largohem nga Komisioni i Reformës

Reforma zgjedhore, reagon Gjiknuri: Gati të largohem nga Komisioni i Reformës

Publikuar më: 10:25 19-09-2019

Pas deklaratave të djeshme të bëra nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ditën e sotme ka reaguar Damian Gjiknuri, i cili tha për mediat se është gati të largohet nga Komisioni i Reformës.

Ditën e djeshme Luzim Basha në një përgjigje ndaj letrës së kryeministrit Edi Rama tha se:

“ S’mund të fshihemi pas letrave, flet-rrufeve publike apo kërkesave të pa sinqerta. Apo provokimeve të rënda sic ai i ftesës nga Damian Gjiknuri i dyshuari kryesor i dosjes 184. Pranimi i situatës në vend, i paligjshmërisë dhe bashkëpunimit të kësaj qeverie me krimin mund të vendosë bazën për daljen nga kriza dhe një reforme zgjedhore bashkë me një reformë politike”.

Gjiknuri e ka quajtur këtë kërkesë të opozitës absurde, por se ai është i gatshëm që ta rishikoj pozicionin e tij në PS.

“Kërkesa e opozitës absurde megjithatë unë jam i gatshëm ta rishikoj pozicionin tim pas konsultimeve me PS. Isha ideatori i nismës që opozita jashtë parlamentare të kishte vendin e vet në komisionin e reformës. Strategjia e Bashës “Rama ik” përfundoi në “Damian ik”, unë iki vetëm ata të votojnë reformën”. Është hera e parë në politikën shqiptare që kushtëzohet interlokutori, është njësoj sikur ne të themi nuk do bashkëbisedojmë me Lulzim Bashën se ai ka pasur akuza politike që ka vrarë 4 vetë. Unë nuk jam i dënuar nga asnjë gjykatë. E rëndësishme është që ata të vijnë dhe të pranojnë komisionin e reformës zgjedhore” tha ai më tej.

Article Logic
Execution time: 0.0038259029388428