Përfaqësuesit e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë kanë ulur në një tyrezë tre krerët e partive më të mëdha në vend. Rama, Meta dhe Basha u ftuan për të diskutuar për reformën zgjedhore. Në tryezë morri pjesë dhe Ambasadori Amerikan Donald Lu.
Në fjalën e tij kryeministri Rama ishte i qartë kur tha se nëse konsensusi për tema të tjera është i dëshirueshëm, pët këtë çështje është i domosdoshëm
Ndërsa Lulzim Basha e këtu nuk ndali me deklaratat politike, pasi theksoi se u ulur këtu për korrupsionin zgjedhor, e pas tij vijon dhe korrupsionin në dogana, në tatime e kudo dhe se kjo nuk është një temë akademike.
E vetmja gjë që ra dakort Basha dhe e plotësoi në ligjëratën e tij, ishte kur Edi Rama pohoi se pjesa më e errët e partive është financimi i reklamave.
Kreu i opozitës tha se Shqipëria ka nevojë për një hap radikal dhe se për çështjen e reklamave bie dakord dhe me kreun e ekzekutivit se çdo çështje financimi duhet të futet në lupën e reformës zgjedhore.
Ndërkaq kreu i LSI, Meta vuri theksin në mentalitetin e politikës në Shqipëri. Ai tha se duhet të hiqet dorë nga “dalja” në treg për tu shitur vota. Sipas Metës reforma në drejtësi duhet të jetë e ashpër me shitësit e votave.