INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Refrenet e përjetshme kuq e zi [VIDEO]

Publikuar më: 12:28 28-11-2016

Në ka një moment ku ne tregojme sesa e duam Shqipërine janë Festat e Nëntorit, akoma më shumë me këngët patriotike, për flamurin, për vendin tonë. 
Ndër dekada kompozitorët e suksesshëm dhe ata të rinj kanë kuptuar sesa lehtë mund të prekesh publikun kur u këndon ngjyrave kuq e zi, trojeve, bashkimit kombëtar apo lumturisë së të jetuarit në Shqipëri, lumturi që të rrëmben fatkeqësisht vetëm teksa i kendon këto këngë.
Me varesinë gjithmonë e më të madhe ndaj Youtube dhe klikimeve në to, këngët dhe videoklipet kuq e zi janë shtuar aq shumë, sa ndonjëhere gjithçka kthehet në boomerang. Mjaft t’ju kujtoj 100-vjetorin e pavarësisë, periudhë kohore që mban rekordin e prodhimeve muzikore dedikuar Shqipërisë. 

Koha dhe muzika duket se jetojnë aq mirë me njëra-tjetrën, një këngë e bukur jeton përtëj çdo eksperimenti apo trendi social. Këngët e verteta dhe të suksesshme janë aty, i këndojmë gjithmonë, përtej youtube, klikimeve apo fasades në dy data nëntori.

“Rrjedh në këngë e ligjërime”  e kënduar në versionin origjinal nga Vaçe Zela e më pas nga Gaqo Çako, me muzikë te Feim Ibrahimit, orkestrim të Gjon Simonit dhe tekst të Gjok Becit nuk rresht kurrë se emocionuari. Një melodi e pandashme dhe krejt origjinale në dashurinë tonë të përbashkët, Shqipëri.

“Për ty atdhe”  kënduar nga Mentor Xhemali mbetet padiskutim një nga këngët e arta dedikuar vendit tonë. E risjelljë nga dekada në dekadë edhe nga artistë të tjerë, “Për ty atdhe” duket se do te mbes përjetësisht zëri i Mentor Xhemalit dhe për shumë të tjerë hymni i dytë pas atij zyrtari.

Edhe pse kanë kaluar kohë nga viti 1993  “Xhamadani vija-vija” shkoi përtëj çdo pritshmërie artistike. Kënga e Zef Çobës është një arratisje e ëmbël drejt bashkimit Shqipëri-Kosovë, një dashuri e madhe për trojet e viset shqiptare që këndohet ndër vite nga çdo grupmoshë, një refren tashme ritual për çdo shqiptar.

Keto këngë janë padiskutim refrene dashurie ndaj vendit tone,  ndaj flamurit e Shqiperisë së shqiptarve, kudo që ndodhen, të bashkuar kuq e zi.

Nga Ermal Peçi

Article Logic
Execution time: 0.0037631988525391