INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Refugjatët mbërrinjë në kufi

Refugjatët mbërrinjë në kufi

Publikuar më: 10:45 21-03-2016

Autoritete greke zhvendosën mbrëmjen e së dielës grupe të mëdha të refugjatëve nga Porti i Elefsinës drejt qytetit verior grek të Janinës, në kufi me Shqipërinë. Sipas mediave greke refugjatët filluan të arrijnë në aeroportin e vjetër ushtarak,në Kacikas, me 26 autobusë. Autobusët mbanin rreth 1.200 refugjatë të cilët kishin zbarkuar në ishujt e Egjeut dhe më pas ishin transportuar në Portin e Elefsina-s.

Strehimorja  në ish-aeroportin ushtarak në Janinë ishte përgatitur këto ditë nga forcat ushtarake greke, por kushtet janë të ndryshme dhe të vështira. Kjo pasi ky kamp në fushë të hapur nuk ofron kushte si qendra të tilla në Konicë dhe Pogon ku u vendosën këto ditë grupe më të vogla të refugjatëve. Sipas burimeve greke refugjatët janë pritur  nga përfaqësues të Bashkisë së Janinës, anëtarët e Kryqit të Kuq dhe  organizatat vullnetare,ekipe të ndihmës mjekësore dhe janë shoqëruar nën një mbikëqyrje të madhe policore.

Sipas autoriteteve vendore në Janinë menjëherë ka filluar edhe i procesi i regjistrimit. Bashkia e Janinës u bëri thirrje banorëve të shprehin solidaritetin në ndihma me ushqime ndërkohë që priten grupe të reja të refugjatëve.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034518241882324