Në Francë ka nisur puna për të ashtuquajturin “Muri i Madh i Kalais”, rreth 4 metra i lartë, ai synon që të ndalojë refugjatë të ndryshëm që të hipin në makina apo kamionë për të shkuar në Angli.
Struktura me vlerë 2.5 milionë paund financohet nga Britania dhe do vijojë për 1 kilometër përgjatë rrugës që të dërgon për në portin francez.
Parashikohet se finalizimi i ndërtimit të këtij muri, do të përfundojë pak para vitit të ri.
Një përpjekje ligjore e kryebashkiakut të Kalais për të ndaluar ndërtimin e këtij muri u hodh poshtë nga administrata lokale.