Një veshkë e një refugjati po shitet 150.000 euro.
”Po shes veshkën time. Ndodhem në Turqi, 25 vjeç”.
“Shes veshkën. Rrethana të veçanta, është shumë urgjente. Jam algjerian.”
“Jam një djalë i ri. Dua të shes veshkat. Tipi i gjkut 0+, 26 vjeç. Nuk vuaj nga ndonjë sëmundje. Po qëndroj në Turqi”
Qindra refugjatë po detyrohen të reklamojnë organet e tyre në mediat sociale.
Pjesa më e madhe e tyre janë sirianë dhe irakenë të cilëve u nevojiten urgjentisht para gjë që po i çon ata drejt kësaj zgjidhjeje absurde. Grupe mafioze janë duke përfituar nga situata e tyre dhe po i paguajnë 5000 deri në 11.000 euro për organet që do të shiten 30 herë më shumë.
Ndërkohë që disa po pasurohen, të tjerë po shesin jetët e tyre thjesht për të kaluar në fazën tjetër të një udhëtimi vdekjeprurës.