INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Refugjatët sirianë me pranë Shqipërisë me harta në duar.

Refugjatët sirianë me pranë Shqipërisë me harta në duar.

Publikuar më: 13:51 13-03-2016

Ata e kanë tashmë të qartë që do të kalojnë në Shqipëri, pasi në duar mbajnë hartat e vendit tonë. Janë refugjatët sirianë, që prej disa ditësh janë bllokuar në kufirin grek. 

Vetë Organizata e të Drejtave të Njeriut dhe ekspertë ligjorë po shprehin shqetësimin për mundësinë e kalimit të refugjatëve sirianë dhe irakenë nga Greqia në Shqipëri.

“Ne po dëgjojmë, që refugjatët në Idomeni dhe zona të tjera në Greqi po flasin për të kaluar përmes Shqipërisë, megjithëse e kuptojnë që është një rrugë më e vështirë. Përveç krimit të organizuar, rreziku shtohet, pasi ka më pak agjenci ndërkombëtare për të ndihmuar me strehim, ushqime apo shërbime”, tha një intervistë për Zërin e Amerikës, Iman Aoun i organizatës “Save the Children.

Ai ka shtuar se “Save the Children” por edhe organizata të tjera po diskutojnë për vendosjen e ekipeve në Shqipëri, të cilat do të shërbejnë për të evituar që refugjatët të përdoren nga trafikantë të qenieve njerëzore të lidhur me grupe shqiptare të krimit të organizuar.
Mateo Albertini, një ekspert i grupeve kriminale italiane dhe shqiptare bie dakord me shqetësimet e grupeve të të drejtave të njeriut se “ka rreziqe për abuzim”.
Ai beson se shumë shpejt do të ketë mbyllje të mëtejshme të kufijve.
Kjo sipas Zërit të Amerikës do ta bënte situatën edhe më të vështirë dhe mbërritja e imigrantëve në Shqipëri mund të rigjallëronte rrugën e kontrabandës përgjatë Adriatikut duke lidhur grupet italiane dhe shqiptare të krimit të organizuar
Veç asaj që është publikuar në Zërin e Amerikës edhe mediat greke kanë njoftuar se refugjatë janë pajisur me harta të Shqipërisë dhe pritet që t’i drejtohen kufirit të vendit tonë. Policia shqiptare ka shtuar forcat e policisë në kufi. 20 efektivë të policisë italiane kanë mbërritur në vendin tonë për të ndihmuar policinë kufitare në menaxhimin e situatës. Italia po asiston Shqipërinë për ta ndalur fluksin në kufirin grek, pas informacioneve se me ndihmë të trafikantëve refugjatët mund t’u drejtohen brigjeve të saj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039670467376709