A duhet që Shqipëria të japë kontributin e saj për refugjatët sirianë? Kjo pyetje mori përgjigjë këtë të hënë edhe nga Kryetari i Kuvendit Ilir Meta. Gjatë një prononcimi për mediat, nga Gjirokastra Ilir Meta ka folur edhe për krizën e refugjatëve të bllokuar në Greqi.
Duke ndjekur të njëjtë linjë me Ramën, kryeparlamentari shtoi se vendi ynë do të kontribuojë për këtë krizë vetëm nëse BE ka një plan të përgjithshëm.
“Zgjidhja nuk është të përballemi me pasojat e krizës. Shqipëria do të kontribuojë me aq sa ka mundësi”.
Kryeparlamentari i ka kërkuar fuqive botërore që t’i japin fund luftës që po zhvillon Shteti Islamik në Lindjen e Mesme, me qëllim që sirianët dhe irakenët të mos largohen nga vendi i tyre.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian t’i japin fund krizës në vendet e origjiniës”.
Gjirokastra është një nga qytete që pritet të përballet me fluksin e refugjatëve të bllokuar në Greqi, duke qenë se është qytet në kufi me shtetin fqinj.