Ndërkohë që të gjithë po e prisnim me padurim të dilte projekti i ri muzikor i këngëtares Nora Istrefi në bashkëpunim me Irkenc Hykën, papritur doli lajmi se projekti nuk do të realizohet.
Duket se ajo që ka hequr dorë ka qenë pikërisht Nora, e cila ka thënë për “Prive” se nuk e ka gjetur veten në këtë projekt, dhe prandaj u distancua. Por Nora ka nxituar të gjejë dikë me të cilin do të realizoj duetin e ngelur përgjysmë.
Mësohet se bëhet fjalë për këngëtarin nga Kosova Seven Saraçi dhe se klipi do të xhirohet javën që vjen në kryeqytet.