Më në fund dita e të vërtetës erdhi, por jo ashtu siç dëshironin tifozët e kuqezinjve. Adoleshenti Gianluigi Donnarumma refuzoi të rinovonte kontratën me Milanin që i skadon vitin tjetër.
Fassone deklaroi se 18-vjeçari nuk ka preferuar të nënshkruajë një kontratë të re me kuqezinjtë duke lënë të nënkuptohet se do të largohet “San Siro”.
Lajmi nuk vjen si një surprizë e madhe duke pasur parasysh agjentin e Donnarummas, Mino Raiola, i cili është i njohur për transferimin e lojtarëve për shuma monstruoze dhe duke kërkuar paga të paimagjinueshme.
Pasi mësuan këtë lajm, tifozët e kuqezinjve menjëherë kanë reaguar në rrjetet sociale duke e cilësuar adoleshentin tradhtar që zgjodhi lekët përpara fanellës dhe dashurisë së tifozëv, duke e quajtur një gjarpër.