INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Refuzoi Shqipërinë, ish futbollisti i Bajernit lë Austrinë për Kosovën

Refuzoi Shqipërinë, ish futbollisti i Bajernit lë Austrinë për Kosovën

Publikuar më: 14:49 16-09-2016

Mbrojtësi i majtë i Bajernit të Mynihut, i huazuar tek Kalrsruher, Ylli Sallahi do të jetë ardhja më e re tek Përfaqësuesja e Kosovës.

Për Sallahin ishte e interesuar edhe Kombëtarja e Shqipërisë por Sallahi e ka refuzuar këtë mundësi për Austrinë. Në këtë mënyrë Sallahi alarmon kampin austriak pasi më parë ai është aktivizuar me grupmoshat U-21.

“Do të ishte nderë i madh të luajë për Kosovën. Unë kam biseduar me ta. Ky është vendi i prejardhjes time, dhe mendoj se nuk ka gjë më të mirë se sa të luash për vendin tënd”, u shpreh Sallahi për mediat gjermane.

“Kam biseduar me përfaqësues të Yllit dhe ai ka mbetur t’i luajë edhe dy ndeshje me U-21 të Austrisë dhe më pas të vendos. Është lojtar që na forcon në repartin e mbrojtjes”, ka thënë Bunjaku për Gazeta Olle.

Sallahi është 22-vjeç dhe që prej vitit të kaluar luan me Karlsruhen e cila militon në Bundesliga 2.

Article Logic
Execution time: 0.0039420127868652