INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Refuzoi urdhrin e presidentit/ Trump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme në detyrë

Refuzoi urdhrin e presidentit/ Trump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme në detyrë

Publikuar më: 09:00 31-01-2017

Kryeprokurorja e përgjithshme në në SHBA, Sally Yates ka thënë se nuk do të përfill urdhrin ekzekutiv të Donald Trump për emigracionin për disa shtete me shumica muslimane

“Derisa të jem unë kryeprokurorja e përgjithshme e Departamentit të Drejtësisë që nuk do e përfill argumentet e urdhrit ekzekutive”, ka thënë ajo.

Urdhri ekzekutiv, i nënshkruar nga presidenti Trump javën e kaluar, ka shkaktuar protesta masive rreth aeroporteve në SHBA. Administrata pësoi humbjen e parë në gjykatën federale kur gjykatësi Ann Donelly bllokojë pjesë të urdhrit që do të rezultonin në depërtim të refugjatëve ,personave të tjerë të ndaluar në aeroport që duhej të ktheheshin në vendet e tyre.

“Jam përgjegjëse për të siguruar se ky qëndrim që e kemi marrë në gjykatë të jetë konsistent në përputhje me obligimet institucionale që të gjithë të kërkojnë drejtësi dhe marrin qëndrime çfarë është e drejtë”, ka thënë ajo në një letër që ja ka dërguar avokatëve të Departamentit të Drejtësisë, transmeton GazetaExpress.

“Për momentin nuk jam e bindur që mbrojtja e një urdhri ekzekutiv është konsistente me këto përgjegjësi, ashtu sikurse nuk jam e bindur që ky urdhër ekzekutive është i ligjshëm”.

Yates është kryeprokurore e caktuar nga Presidenti Barack Obama, kurse tani besohet se për këtë pozitë Trump pritet ta vendos Jeff Sessions, i cili po e pret konfirmimin e Senatit.

Pasi Sessions do të marrë aprovimin, pritet që të hedh poshtë këtë vendim të saj dhe të ndjek agjendën administrative të Trump.

Administrata e Trump nuk ka lëshuar përgjigje për letrën e Yates, por presidenti ka autoritetin që ta shkarkoi atë menjëherë. Megjithatë, meqë Yates është avokatja më e lartë në SHBA e konfirmuar nga Senati për Departamentin e Drejtësisë, ajo është i vetmi person me autoritet për të nënshkruar urdhra për mbikëqyrje të të huajve.

“Derisa unë jam prokurore e përgjithshme në detyrë”, shtoi ajo “Departamenti i Drejtësisë nuk do të prezantojë asnjë argument në mbrojtje të urdhrit ekzekutivë, derisa dhe gjersa unë të bind se është koha e përshtatshme për ta bërë këtë”.

Kritikat e saj për urdhrin ekzekutivë është një shembull i natyrës dhe ndarjeve që janë për momentin në SHBA.

Në fillim të ditës, sekretari për media në Shtëpinë e Bardhë Sean Spicer ka tërhequr vërejtjen se zyrtarët qeveritarë të cilët nuk pajtohen me urdhrat e presidentit duhet ti lënë pozitat e tyre – një referencë që bazohet edhe në një urdhër për diplomatët amerikan që e kanë dënuar këtë urdhër ekzekutivë.

“Çdo zyrtar qeveritarë që nuk i kupton qëllimet e Presidentit saktësisht çfarë janë”, tha për gazetarët “atëherë ata ose duhet të përshtaten me programin, ose të shkojnë”.

Letra nga Yates vjen pasi që Këshilli për marrëdhënie amerikano-islamike ka ngritur një padi kundër administratës së Trump që ka të bëj me ndalesën për të hyrë në Amerikë të shtatë shteteve me shumicë muslimane.

“Amendamenti i parë është nën sulm”, tha Shareef Akeel, i cili dorëzoi padinë, për gazetarët. “0Ne si avokatë jemi edhe ushtar të Kushtetutës amerikane dhe do të bëjmë gjithçka për t’i mbrojtur të gjithë ata nga qeveria vetëm pse i takojnë një feje tjetër”.

Article Logic
Execution time: 0.0036709308624268