Holanda do të vendosë për ëështjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në në 8 tetor, 10 ditë para vendimit final të BE-së në 18 tetor.
Sipas njoftimeve të fundit, qeveria holandeze do të paraqesë mocionin e saj për ëështjen e negociatave të vendit tonë në 4 tetor.
Vlen të theksohet, se qeveria holandeze ka refuzuar prej kohësh ëeljen e negociatave me BE-në për Shqipërinë me pretendimin se ka krizë politike dhe se mafia e krimi i organizuar bashkëpunon me politikën.
Përveç Holandës, edhe Franca ka shfaqur hapur skeptiëizmin për meritën e ëeljes së negociatave me BE-në.
Kujtojmë që Ministri i Punëve të Jashtëm të Holandës Stef Blok deklaroi se Shqipëria nuk ka bërë asnjë përparim në plotësimin e 5 kushteve të vendosura nga Këshilli i Europës. Ai kërcënoi se mjafton një votë kundër Shqipërisë në Këshillin e Europës që negociatat me BE-në të pezullohen dhe për këtë vit.