INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Refuzon dhuratën e fansit, këngëtarja goditet 20 herë me thikë

Refuzon dhuratën e fansit, këngëtarja goditet 20 herë me thikë

Publikuar më: 15:35 24-05-2016

Një këngëtare e re japoneze e muzikës pop, ndodhet në gjendje kritike për jetën pasi është goditur me thikë nga një fans i saj.

Mayu Tomita, 20 vjeç, u godit 20 herë me thikë në fyt dhe kraharor pasi refuzoi një dhuratë nga një fans, gjatë një koncerti në Koganei të Tokio, pasditen e djeshme.

Këngëtarja e cila është studente, ndodhet në gjendje të rëndë dhe nuk është përmendur. Policia vendase deklaroi, se një 27-vjeçar me emrin Tomohiro Iwazaki, u arrestua menjëherë pas ngjarjes, bashkë me thikën e përgjakur.

Para sulmit, këngëtarja informoi policinë se Iwazaki e kishte shqetësuar disa herë online dhe kishte bërë komente posesive ndaj saj në “Twitter”. Tomita shfaqet shpesh në programe pop-i dhe është një idhull për të rinjtë.

Article Logic
Execution time: 0.0036289691925049