Është e vështirë të besosh që ekzistojnë njerëz në vitin 2017 që nuk kanë dëgjuar për One Direction, por jo vetëm që ka, madje qëllojnë të përzgjedhin Harry Styles për një film.
Regjisori i “Dunkirk”, filmit të parë në të cilin këngëtari britanik ka aktruar, Christopher Nolan tregoi për Associated Press që nuk ia kishte idenë sa i famshëm ishte Harry në momentin që e zgjodhi për rolin. “Nuk ia kisha shumë idenë kush ishte. Vajza ime më kishte folur për të, por unë personalisht nuk e dija dhe thjesht e përzgjodha pasi ishte jo vetëm i duhuri për rolin, por e fitoi vendin e tij në tavolinë në mënyrë të mrekullueshme” ishin fjalët e regjisorit të njohur, që ndër të tjera ka drejtuar edhe triologjinë “Batman: The Dark Knight”. Me fjalë të tjera, për këngëtarin 23 vjeçar ka triumfuar meritokracia.