Quentin Tarantino regjisori i famshëm amerikan është martuar me të fejuarën e tij Daniella Pick, në një ceremoni intime në Los Anxhelos.
Ceremonia e martesës ka qenë tejet private, ndërkohë që nusja dhe dhëndri kanë preferuar të jenë tradicionalë.
Së shpejti mësohet se çifti do të organizojë një mbrëmje të madhe në të cilën do të festojnë dashurinë e tyre në shoqërinë e miqve dhe familjarëve.
Daniella dhe Quentin u njohën në vitin 2009 gjatë promovimit të filmit “Inglorious Basterds”. Modelja Izraelite dhe regjisori i famshëm qëndruan të lidhur për vite, përpara se të bënin fejesën një vit më parë në një ceremoni që u duk si një ribashkim i filmit “Pulp Fiction”.
Kujtojmë që regjisori i famshëm 55- vjeçar nuk ka qenë kurrë më parë i martuar, pasi siç thoshte ai vetë në intervista “puna monopolizonte gjithë kohën e tij”.