Divorci i një prej çifteve më të përfolur të Hollywood-it, Brangelina bëri shumë bujë në media sepse u shoqërua me një konflikt të ashpër gjyqësor.
Por ka ardhur momenti që Angelina dhe Brad Pitt “të bashkohen” për një interes të përbashkët. Regjisori i njohur Ian Halperin njoftoi se shumë shpejt do të publikonte një dokumentar ku do do të nxirrte të gjitha sekretet e ndarjes së ish çiftit.
Madje autori i njohur zbuloi disa të vërteta sipas të cilit Brad Pitt dhe Angelina në të vërtetë ishin ndarë një vit para se ta bënin publike si dhe arsyeja e ndarjes ishte fakti që Angelina dëshironte të bëhej princesha e ardhshme Diana.
Ish çiftit iu shtua edhe një tjetër problem.